Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, raportohet se është synim i Romës për afatin kalimtar të verës.
Gardiani anglez sezonin e kaluar luajti për Torinon si i huazuar. Ai në Serie A realizoi 37 paraqitje, por tani është kthyer në Manchester dhe pritet të largohet nga City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Daily Mailit, Roma është duke menduar të lansojë një ofertë për 30 vjeçarin nëse kanë nevojë për zëvendësimin e Wojciech Szczesnyt.
City për shërbimet e Hartit kërkon 20 milionë funte, shumë e cila nuk pritet të pranohet nga Roma.