Sport

Juve arrin marrëveshje me Barcelonën për shërbimet e Arthurit

Juventusi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e mesfushorit, Arthur, në shumën prej 80 milionë euro, raporton Sky Sports News.

Përkundër që mesfushori brazilian u kishte thënë të dy klubeve se nuk e dëshiron largimin nga Camp Nou, Juventusi shpreson që të finalizojë transferimin e tij, transmeton KOHA.

Sky Sports News raporton se Maurizio Sarri dëshiron që të ndërtojë lojën rreth Arthurit, siç e kishte bërë kur ishte pjesë e Napolit dhe Chelseat me mesfushorin, Jorginho.

“Zonja e Vjetër” gjithashtu raportohet se i ka ofruar brazilianit pagë më të lartë se që merr aktualisht te Barcelona. Sipas Sky Italy atij i është ofruar pagë prej 5 milionë euro në vit.