Sport

Chelsea ofron 50 milionë euro për Donnarumman

Chelsea është duke planifikuar të përforcohet me një portier gjatë verës, pasi raportohet se trajneri Frank Lampard është i pakënaqur me portierin Kepa Arrizaballaga. Londinezët, sipas mediave në Angli, janë të gatshëm ta transferojnë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

“Blutë e Londrës” po ofrojnë 50 milionë euro dëmshpërblim për portierin italian, i cili nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën me klubin kuqezi, që i skadon në vitin 2021.