Sport

Volejbollistet dorëzohen lehtë edhe përballë Malit të Zi

Rrugës së volejbollistëve po rrezikojnë të shkojnë edhe volejbollistet. Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll (femrat) ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatoreve për botërorin e vitit të ardhshëm.

Në Sofje të Bullgarisë, Kosova u mposhtë 3:0 në sete nga Mali i Zi. Kosova po paraqitet në Grupin C të raundit të dytë eliminator për botëror. Të hënën pësoi thellë nga Turqia. Humbi 3:0 në sete, ndërsa gjithsej mori 28 pikë. Madje në setin e parë fitoi vetëm pesë pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndaj Malit të Zi, që vlerësohet të ketë nivel dukshëm më të ulët se Turqia, Kosova startoi më mirë. Por jo mjaftueshëm sa për të fituar setin e parë. Atë e humbi me shifrat 25:20. Ky set zgjati 23 minuta. Në të dy setet e tjera, volejbollistet kosovare u dorëzuan tërësisht. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.