Sport

Arda Turan udhëheq Turqinë në ndeshjen kundër Kosovës

Mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, pritet të udhëheqë në fushë Turqinë në ndeshjen ndaj Kosovës, që zhvillohet më 11 qershor (20:45) në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatir Terim, të enjten ka publikuar listën me emrat e futbollistëve në të cilët llogarit për takimin e vlefshëm për eliminatoret e botërorit të futbollit "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.

Terim ka ftuar plot 30 futbollistë që do të konkurrojnë për dy ndeshjet e ardhshme të Turqisë. Turqia më 5 qershor në Shkup luan miqësore me Maqedoninë, ndërsa më 11 qershor do të jetë përballë të përzgjedhurve të Albert Bunjakit.

Turan është pjesë e listës së Terimit. Me 96 paraqitje, 30-vjeçari është bindshëm lojtari me përvojën më të madhe tek ekipi aktual i Turqisë. Turan ka debutuar te Turqia në gusht të vitit 2006, ndërsa i ka edhe 17 gola të realizuar. Më herët se ai kanë debutuar Burak Yilmaz që në 48 ndeshje ka 22 gola dhe Caner Erkin që ka dy gola në 51 ndeshje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.