Sport

Istrefi shpreson ta mbyllë me trofe karrierën e gjatë

Descriptive Text

Karrierës së gjatë të Agron Istrefit në futbollin e Kosovës po i vjen fundi. Istrefi, 38-vjeçar, është prej lojtarëve aktivë me përvojën më të gjatë në Superligën e Kosovës.

Për kohë të gjatë është kapiten i Ferizajt. Atë që e mundon Ferizajn e mundon edhe mbrojtësin e qendrës - mungesa e trofeve. Ferizaj ia ka dalë të luajë dy herë në finale të Kupës, por nuk ka fituar trofe, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë edicion Ferizaj është në çerekfinale të Kupës dhe Istrefi shpreson që ta udhëheqë skuadrën deri në fund, deri te Kupa. Ferizaj është organizuar së fundi, por Istrefi ka mbetur pjesë e rëndësishme e skuadrës.

"Gjatë karrierës së gjatë nuk kam arritur ndonjëherë të shpallem kampion apo të fitoj Kupën. Jam zgjedhur tri herë sportist i vitit në Komunën e Ferizajt, ndërsa suksese të tjera që duhet veçuar janë inkuadrimi në Superligë me Ferizajn dhe po ashtu paraqitja dy herë në finale me skuadrën e qytetit. Kemi luajtur ndaj Trepçës '89 në finale dhe ndaj Prishtinës, para 12 mijë shikuesve. Sa herë që i kujtoj ato finale më mbetet merak që nuk arritëm të sjellim Kupën në Ferizaj", ka thënë Istrefi në një bisedë për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.