Trajneri i sapoemëruar i Barcelonës, Ernesto Valverde mezi pret të punojë me Lionel Messin dhe shpreson se argjentinasi të vazhdojë të përmirësohet edhe nën urdhrat e tij.
Valverde u emërua pasardhës i Luis Enriques javën e kaluar dhe zyrtarisht është prezantuar sot.
“Sfida më e madhe për mua do të jetë të drejtoj një ekip plot me lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Valverde në konferencën për media.
“Do të jetë kënaqësi të jem trajner i Messit, një përvojë unike që të drejtoj lojtarin më të mirë që kam parë”.
-
1 qershor 2017 16:28
-
Shpërndaje në: