Sport

Lewandowski po shijon sezonin më të mirë deri tash

Sulmuesi polak i Bayern Muenichut, Robet Lewandowski, është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierën e tij deri tash.

Me golin e fundit në fitoren 4:2 ndaj Bayer Leverkusenit në xhiron e 30-të të Bundesligës, Lewandowski ka arritur në kuotën e 44 golave në sezon në të gjitha garat.

31-vjeçari me këtë shifër ka tejkaluar sezonin më të mirë, atë 2016/17 kur realizoi 43 gola.

Deri tash, në Bundesligë në 28 paraqitje, Lewandowski ka shënuar 30 gola. Në Kupën e Gjermanisë ka realizuar tre gola në tri paraqitje, derisa në Ligën e Kampionëve ka 11 gola në 6 ndeshje