Sport

Vëllezërit shqiptarë të katër shteteve

Historia e vëllezërve Suad e Emir Sahiti është e veçantë. Suadi 22-vjeçar ka lindur në Beograd, kurse vëllai i tij i vogël Emiri 18-vjeçar në Zemun të Serbisë.

Të dy vëllezërit me origjinë nga Medvegja, janë rritur në Kosovë, por kanë vendosur të luajnë për përfaqësuese të ndryshme. Kosova nuk është në këtë mes, shkruan sot Koha Ditore.

Suadi po luan për Shpresat e Maqedonisë, kurse Emiri për Shpresat e Shqipërisë. Vetë lojtarët pranojnë se historia e tyre është paksa e çuditshme.

"Kosova nuk ka shprehur interesim as për mua e as për Emirin", thotë Suadi.

Njëjtë thotë edhe Emiri. Por, të dy futbollistët e skuadrës ndër më të suksesshmet në Maqedoni, Rabotniçki, thonë se janë të kënaqur me zgjedhjet e tyre.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.