Sport

Bernardo Silva thotë se “Mbappe s’e di nëse do të largohet apo jo”

Descriptive Text

Bernardo Silva beson se ish-bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe është i pavendosur për të ardhmen e tij te Monaco.

Silva, që u bashkua javë më parë me Manchester Cityn, ka thënë se Mbappe nuk e di nëse do të qëndrojë apo jo te Monaco këtë sezon, transmeton Koha.net.

“Të jem i sinqertë, mendoj se as ai (Mbappe) nuk e di nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Ai është lojtar fantastik që ka qenë i pabesueshëm në pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se është i lumtur te Monaco, por nëse shkon të luajë në një klub të madh do të jetë mirë për të”, ka thënë Silva, raporton Goal.

Mbappe është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, ndërsa kërkohet nga top klubet evropiane.