Sport

Pronarët e Udineses dhe Watfordit të kujdesshëm në lidhje me rifillimin e garave

Descriptive Text

Pas afro 35 vjet pronësi të klubit - më shumë se kushdo tjetër në Serie A - Gianpaolo Pozzo i Udineses po mbështetet në përvojën e tij me dekada për t'u përballur me krizën e sjellë nga pandemia e koronavirusit.

Ndoshta kjo është arsyeja pse ai preferon të jetë më i kujdesshëm se shumica e bashkëmoshatarëve të tij që janë të etur për të rifilluar sezonin - dhe të ardhurat e kontratës televizive të Ligës italiane - sa më shpejt që të jetë e mundur. Pozzo, i cili javën e ardhshme mbush 79 vjet, është më se i bindur se ligës i duhet një muaj i plotë stërvitje para se të rifillojnë ndeshjet. Kjo do të thotë se ai mendon se qëllimi i ligës për të rifilluar fundjavën e 13-14 qershorit është "i pamundur", pa prodhuar një seri të lëndimeve të lojtarëve.

"Në minimum, na duhet një muaj që të kemi një përgatitje të duhur si në çdo vit para fillimit të sezonit", insistoi Pozzo në javën kur klubeve elitare të Italisë u dha Qeveria lejen për të rifilluar me stërvitjet në grupe. "Ndërsa ne jemi shumë të kujdesshëm ndaj virusit, atëherë do të jemi plotësisht të pakujdesshëm për gjithçka tjetër".

Javën e kaluar, Pozzo zemëroi zyrtarët e Serisë A kur i shkroi një letër ministrit italian të Sportit, Vincenzo Spadafora, duke i kërkuar Qeverisë të ndërhynte dhe të ngadalësonte rifillimin e ligës. Ai gjithashtu kërkoi nga ministri Spadafora të lehtësojë përgjegjësinë e mjekëve të ekipit nëse lojtarët dhe anëtarët e klubit sëmuren nga virusi. Udineze, kujtoi Pozzo, u karantinua pasi mësoi se Fiorentina - skuadra me të cilën u përballë më datën 8 mars, një ditë para se të pezullohej Serie A – kishte tre lojtarë që rezultuan pozitivisht për COVID-19...