Sport

Nadal e Gjokoviq kalojnë në raundin e tretë në French Open

Descriptive Text

Nëntë herë kampioni Rafael Nadal dhe kampioni në fuqi Novak Gjokoviq kanë kaluar në raundin e tretë të French Open pas fitoreve që shënuan sot.

Nadali sot e mposhti holandezin Robin Haase me rezultat 6-1 6-4 6-3, raporton BBC.

Kurse tenisti serb Novak Gjokoviq e mposhti portugezin Joao Sousa me rezultat 6-1 6-4 6-3, në një garë që zgjati dy orë e shtatë minuta, transmeton Koha.net.

Në fazën tjetër Gjokoviq do të përballet me argjentinasin Diego Schwartzman, përderisa Nadal përmes me gjeorgjianin Nikoloz Basilashvili.