Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi oferton për Belottin

Raportohet se Interi ka bërë një ofertë të majme për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

23 vjeçari ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe 7 asiste në këtë sezon, ndërsa ka klauzolë prej 100 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tuttosport raporton se Nerazzuri është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro dhe tre lojtarë për shërbimet e tij.

Interi për ta pasur në radhët e veta Belottin po i ofron Torinos Andrea Ranocchias, Davide Santonin dhe një lojtar tjetër emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Por, këtë ofertë raportohet se e ka refuzuar Torino.

Kjo lëvizje e Interit është bërë pasi nuk është e sigurt e ardhmja e Mauro Icardit, i cili mund të largohet drejt Spanjës.