Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka thënë se është i lumtur në Madrid, dhe ka theksuar se e ardhmja e tij është në duar e presidentit të Atleticos, Enrique Cerezo.
Ditë më parë Cerezo kishte thënë se Griezmann do të qëndrojë te klubi i tij, transmeton Koha.net. Francezi është i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam mirë te klubi im. Agjentët e mi janë në bisedime me Atleticon, prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Këtë verë do të marr vendimin, dhe siç kam thënë jam i lumtur këtu. Kam biseduar me trajnerin, Koken dhe Godinin. Tani është në duart e presidentit, dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur ai, transmeton Goal.