Sport

Liverpooli i ofron kontratë Clichyt

Liverpooli raportohet se i ka ofruar kontratë dyvjeçare Gael Clichyt.

Mbrojtësi 31-vjeçar është lojtar i lirë pasi Manchester City e liroi pas gjashtë vjetësh qëndrimi.

Paris Saint-Germaini është lidhur me një transferim të francezit, por sipas The Sun, Liverpooli e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e majtë.

Clichy ka fituar tre tituj të Premier Ligës gjatë karrierës së tij me Cityn e Arsenalin.