Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raiola: Pogba kushtoi lirë

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka thënë se shuma rekorde që pagoi Manchester Unitedi për klientin e tij ishte shumë e lirë.

Francezi në afatin kalimtar të vitit të kaluar u rikthye tek Unitedi për 105 milionë euro, mirëpo agjenti i tij beson se Unitedi fitoi me transferimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse shohim tregun tani mendoj se Paul Pogba ishte i lirë”, ka thënë Raiola për talkSport. “Kush e bleu Pogban atë kohë përfitoi shumë”.

24-vjeçari realizoi nëntë gola dhe pesë asistime në sezonin e tij të parë me Unitedin.