Sport

Sanchezi dëshiron kalimin te Bayerni

Alexis Sanchez raportohet se me çdo kusht do të largohet nga Arsenali për të siguruar një transferim te Bayern Munichu.

Kiliani është lidhur me një largim nga Londra gjatë tërë sezonit dhe raportohet se ka marrë një vendim.

The Times raporton se Sanchez do të detyrojë Arsenalin që ta shesë atë te kampioni gjerman.

Sulmuesi 28-vjeçar dëshiron të bashkohet me Carlo Ancelottin sesa të kalojë te rivali lokal i Arsenalit, Chelsea.