Guardiola: E vështirë ta kapim Chelsean

Guardiola: E vështirë ta kapim Chelsean

14 shkurt 2017 14:20

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka pranuar se do të jetë e vështirë arritja e Chelseat në garën për titullin e Premier Ligës, por është i lumtur që ka zvogëluar distancën me londinezët.

“Qytetarët” tani janë tetë pikë larg liderit të ligës, kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

City kaloi në pozitën e dytë me fitoren e mbrëmshme ndaj Bournemouthit me rezultat 2 me 0.

“Chelsea duhet të humbë tri ndeshje dhe ne duhet t’i fitojmë gjitha ndeshjet e mbetura. Ju e dini se sa e vështirë është kjo gjë në Premier Ligë”, ka thënë Guardiola. “Pra do të shkojmë ndeshje pas ndeshje, për të zvogëluar distancën”.

“Jemi të lumtur. Jemi në pozitën e dytë. Distanca mes pozitës së dytë me të gjashtin nuk është asgjë, por jemi të lumtur që jemi në pozitë ne dytë dhe të zvogëlojmë distancën me Chelsean”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme