Sport

Akuzat i shtojnë zjarr finales “me tri skuadra”

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll mund të nxjerrë dy fitues. Fitorja eventuale e Besës kundër Llapit do t'i shkonte në favor edhe klubit të futbollit Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.

E kjo mundësi ka nxitur Llapin të lëshojë akuza, një ditë para finales që do të luhet të mërkurën në stadiumin e Mitrovicës, "Riza Lushta" (16:30). Prishtina nuk është marrë me akuzat e Llapit, ndërkohë Besa është e bindur se Kupa do të përfundojë në Pejë.

Në rast se Llapi fiton Kupën, do të fitojë biletën edhe për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, ndërkohë nëse fiton Besa, atëherë ajo do të marrë trofeun dhe shpërblimin që jep sponsori i kësaj gare, kurse biletën për gara evropiane do ta merrte Prishtina si nënkampione e Superligës. Kjo, pasi Besa nuk është licencuar për gara evropiane. Këtë e ka sqaruar, të martën edhe vetë Federata e Futbollit e Kosovës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.