Sport

Chelsea arkëton edhe tre pikë, ec sigurt drejt titullit

Chelsea ka shënuar fitore prej 3 me 1 në “Stamford Bridge” ndaj Swanseas, duke ecur sigurt drejt titullit të ligës angleze.

Cesc Fabregas shënoi për 1 me 0 kur po zhvillohej minuta e 19, pas asistimit nga Pedro, raporton Koha.net.

Mysafirët u kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat në minutën e 45+2 përmes spanjollit Llorente.

Në pjesën e dytë Pedro riktheu epërsinë për Chelsean, duke shënuar në minutën e 72, këtë herë asistues ishte Fabregas.

Costa gjithashtu u regjistrua në listën e realizatorëve duke shënuar në minutën e 84, nga një asist i Hazardit.

Me këtë fitore Chelsea vazhdon të jetë lider me 63 pikë, 11 më shumë se ndjekësi i parë Manchester City.