Sport

Arsenali pranon t’i bëjë Sanchezin e Ozilin më të paguarit në histori të klubit

Arsenali raportohet se do t’i bëjë Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin futbollistët më të paguar që ka pasur klubi ndonjëherë.

Të dy yjet e “Topçinjve” janë pjesë e spekulimeve që një kohë të gjatë pasi dihet që kontratat e tyre skadojnë në fund të sezonit të ardhshëm.

“The Telegraph” raporton se pas shumë bisedimeve Arsenali është pajtuar t’i bëjë dy futbollistët më të paguarit në histori të klubit duke iu ofruar pagë javore prej 280 mijë funtesh.