Manchester United raportohet se po konsideron transferimin e Gareth Balet nëse ai nuk përfshihet në ekipin e parë të Real Madridit për finalen e Ligës së Kampionëve, të shtunën ndaj Juventusit.
Uellsiani ka pasur vetëm 26 paraqitje sivjet për shkak të lëndimeve. Ai pritet të zëvendësohet nga Isco në finalen e Cardiffit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “MundoDeportivo”, Unitedi pret të shfrytëzojë pakënaqësinë e Balet për ta transferuar në Premier Ligë.
27-vjeçari po synon të fitojë titullin e shtatë që kur u transferua më 2013 nga Tottenhami.