Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zbulohen lëvizjet e Barcelonës për të ardhmen

Luis Enrique është zyrtarisht një i larguar, kështu që te Barcelona sot ka nisur zyrtarisht puna për sezonin e ardhshëm.

Ernesto Valverde do të marrë frenat e skuadrës dhe do të përcaktojë “piketat” e merkatos së verës, duke qenë i vetëdijshëm se çdo blerje e madhe së pari duhet të marrë konfirmimin e më të madhit, Lionel Messi. Po, kjo ngjan diçka e shëmtuar për një klub si ai katalanas, por mbetet fakt, ashtu si edhe në disa skuadra shqiptare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç shkruajnë mediat spanjolle, lojtarët të cilët do të vijojnë në Barcelonë janë Ter Stegen, Cillessen, Piqué, Umtiti, Busquets, Sergi Roberto, Messi, Neymar, Suárez, Mascherano dhe Iniesta. Dikush shkathtësinë, dikush përvojën dhe dikush karakterin – secili ka një arsye për të mos u larguar. Natyrisht, nëse ndonjëri ka qëllim të kërkojë një aventurë tjetër, hierarkia blaugrana do të vendosë dhe mund të blihen zëvendësues të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, lojtarët për të cilët priten oferta janë Alba, Digne, Vidal, Gomes, Rakitic, Rafinha, Denis Suárez dhe Alcácer. Këta nuk kanë bindur dhe Barcelona nuk ka në plan t’u japë edhe një shans tjetër, e vetëdijshme se gjërat duhen ndryshuar shpejt.

Në treg janë gjithashtu edhe Turan dhe Mathieu, kurse portierit Matip nuk do t’i rinovohet kontrata. Blerjet? Emrat më të përmendur janë Bellerin, Verratti, Marquinhos dhe Coutinho, por sa do të arrihen.