Sport

Pakoja Emergjente s’do t’i kryejë shumë punë sportit

Në fund të muajit të kaluar, Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi Pakon Emergjente Fiskale. 

Përfitues i Pakos Emergjente, që do të jetë si ndihmesë për t’u përballur me pasojat e pandemisë COVID-19, është edhe sporti, raporton KOHA.

Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS) i janë ndarë pesë milionë euro buxhet për grante dhe subvencione për evitimin e situatës së krijuar nga gjendja e emergjencës së shëndetit publik në aktivitetet sportive dhe kulturore. Pesëmilionëshi do të ndahet në tri pjesë – kulturë, rini dhe sport. Por Pakoja Emergjente do t’i kryejë pak punë sportit. 

Këtë e pranojnë zyrtarë të MKRS-së, por gjithashtu edhe zyrtarë të federatave sportive e po ashtu edhe klubeve. Nga kjo pako emergjente, përfituese do të jenë organizatat sportive të licencuara në MKRS. Referuar të dhënave të mbledhura nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), pas aplikimeve të federatave sportive, në Kosovë janë rreth 500 klube dhe prej 30 deri në 35 mijë sportistë. 

Ende nuk është definuar se sa do t’i ketë në dispozicion sporti prej këtyre pesë milionë eurove të Pakos Emergjente. E paqartë është edhe kush do të jetë përfitues nga kjo pako.

Drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj, ka thënë se pasi të bëhet alokimi i buxhetit, do të përcaktohet edhe vlera buxhetore për mbështetjen e organizatave sportive të licencuara në MKRS. 

Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.