Karriera e legjendës së Romës, Francesco Totti, ka ardhur në fund.
40-vjeçari do të varë këpucët pas 24 vjetëve karrierë te klubi romak.
“Goal” ka renditur disa nga statistikat e jashtëzakonshme të karrierës së ikonës së klubit.
8827 – Numri i ditëve të kaluara që kur Totti ka debutuar kundër Brescias, në moshën 16-vjeçare e gjysmë.
786 – Paraqitjet në të gjitha garat të Tottit për Romën.
307 – Numri i golave në të gjitha garat
250 – Numri i golave të Tottit në Serie A
180 – Numri i futbollistëve që sivjet ishin pjesë e Series A, e që nuk ishin të lindur kur Totti kishte debutuar
58 – Paraqitje për Italinë
38 – Në ndeshjen kundër CSKA Moskës në nëntor të 2014-s, Totti u bë futbollisti më i vjetër që realizoi gol në Ligën e Kampionëve me 38 vjet e 59 ditë
32 – Numri i golave të shënuar nga Totti në sezonin më të mirë të tij
23 – Totti ka arritur që të shënojë së paku nga njëherë në 23 sezonet në Serie A.
1 – Numri i titujve të ligës të fituar, në sezonin 2000-01.