Sport

Llullaku asiston për fitore, në vendin e vetëm ku po luhet ende futbolli

Sulmuesi Azdren Llullaku ka kontribuar në golin e parë dhe ka asistuar në golin e dytë të Shakhter Soligorskut, që të shtunën shënoj fitore me shifrat 2:0.

Shakhteri fitoj ndaj Gorodeyas, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit të Bjellorusisë në futboll. Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë ku kampionati i futbollit vazhdon të zhvillohet.

Të shtunën u luajtën katër ndeshje.

Sulmuesi kosovar, Llullaku startoj për Shakhterin, ndërsa dha pasim të rëndësishëm në aksionin e golit të parë. Ndërkohë asistoj në golin e dytë.

Ne Bjellorusi luajti edhe Elis Bakaj. Skuadra e tij, Dynamo Brest, fitoj 1:0 ndaj Slultsk.

Edhe Bjellorusia është prekur nga koronavirusi, por autoritetet në këtë vend kanë refuzuar të ndërpresin kampionatin, me gjithë presionin e madh.