Sport

Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë

Dortmundi ka arritur të triumfojë në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke e mposhtur Frankfurtin.

Verdhezinjtë shënuan fitore prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Dortmundin në epërsi e kaloi Dembele në minutën e tetë, derisa Frankfurti arriti të barazojë shifrat përmes Rebiqit, i cili shënoi në minutën e 29.

Ishte Aubameyang ai që i siguroi Dortmundit fitoren në këtë finale, duke shënuar nga pika e bardhë në minutën e 67.