Sport

Wijnaldum afër vazhdimit të kontratës me Liverpoolin

Foto: Reuters

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum është afër vazhdimit të kontratës me Liverpoolin, shkruan “Daily Star” të hënën, transmeton Koha.net.

Liverpooli është në bisedime të avancuara për të vazhduar kontratën me Wijnaldumin deri në verën e vitit 2023.

Holandezi 29-vjeçar këtë stinor ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka realizuar pesë gola. Te Liverpooli gjendet që nga vera e vitit 2016 kur u transferua nga Newcastle United për 27.5 milionë euro.