Sport

Henderson: Jemi të dëshpëruar me rezultatin

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se në skuadër janë të dëshpëruar me humbjen e pësuar nga Atletico Madridi e veçanërisht me golat që i pësuan.

Liverpooli pësoi 3:2 në Anfield pas shtesave nga Atletico, duke u eliminuar kështu në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Atletico kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4:2 pas dy ndeshjeve.

“Qartë se jemi vërtetë të dëshpëruar me këtë rezultat. Mendoj se përformanca e përgjithshme ishte e mirë, intensiteti ynë ishte i mirë. Ne dhamë çdo gjë, kështu që jemi të dëshpëruar, veçanërisht me golat e pranuar. Jemi të dëshpëruar si i pranuam golat. Ne jemi të dëshpëruar, por e pranojmë këtë goditje në nofull”, ka thënë kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson për “BT Sport”, transmeton Koha.net. "Jan Oblak bëri ndeshje të madhe, ne krijuam shumë raste, por arrinim të gjenim golin".