Sport

Kuka apelon: Kosova menjëherë të ndërmarrë masa mbrojtëse nga koronavirusi

Federata Botërore dhe ajo Evropiane e Xhudos, kanë suspenduar të gjitha aktivitetet deri në fillim të muajit maj për shkak të koronavirusit.

Trajneri Driton Kuka, ka apeluar që Kosova të ndërmarr masa të mbrojtjes nga koronavirusi, para se ai të shfaqet, transmeton KOHA.

Sipas Kukës, masa që Kosova duhet të ndërmarrë është që çdo njeri që hyn në vend, të vetë-izolohet për 2 javë.

“Minimumi që do duhej që Kosova në ketë moment ta ndërmarr është që çdo njeri që hyn në Kosovë të vetë karantinohet për dy javë duke ndjekur udhëzimet e duhura si të sjellet gjatë kësaj kohe! Kosova deri tash për fat të mirë ska ende raste por pse të mos mbesim të tillë edhe më tutje!”, ka shkruar Kuka.

Kuka ka shkruar:

Corona...
Federata Botërore dhe Evropiane e xhudos kanë suspenduar çdo aktivitet deri në fillim të majit!

Masë kjo e marr për tu mbrojtur nga infeksioni i virusit.
Në kontakt me miq nga mbarë Bota sidomos me sportist e trener nga Italia të gjithë ata për ne kanë një porosi,të mos e nënçmojmë virusin Corona!
Minimumi që do duhej që Kosova në ketë moment ta ndërmarr është që çdo njeri që hyn në Kosovë të vetë karantinohet për dy javë duke ndjekur udhëzimet e duhura si të sjellet gjatë kësaj kohe!
Kosova deri tash për fat të mirë ska ende raste por pse të mos mbesim të tillë edhe më tutje!
Shqipëria u mobilizua pas rasteve të shfaqura e ne të mobilizohemi para se të ndodhin!