Sport

Unitedi i gatshëm të shesë Lingardin

Descriptive Text

Manchester Unitedi është i gatshëm të shes futbollistin anglez Jesse Lingard këtë verë, shkruan “Goal.com” të hënën.

Lingard ka mbetur në pozitën e rezervistit pas ardhjes së portugezit Bruno Fernandes në janar dhe po ashtu të nigerianit Odion Ighalo.

Lingard në 35 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy tjerë. Kontrata e 27-vjeçarit me Unitedin skadon në verën e vitit 2021. Por, krerët e klubit anglez duan të shesin atë qysh këtë verë.