Sport

Prakuraitis, lituani që fitoi gjithçka në basketbollin e Kosovës

Descriptive Text

Prishtina ishte eliminuar nga dy kupat evropiane, kur si trajner erdhi lituani Audrius Prakuraitis.

Edhe pse jo i njohur për publikun kosovar, 53-vjeçari nisi aventurën e re me prishtinasit, duke sfiduar veten në një vend të panjohur për të.

Më 24 janar, Prishtina u eliminua nga liga ballkanike, pasi ekipin deri atëherë e kishin udhëhequr tre trajnerë, ndërsa Prakuraitis u zgjodh vetëm pak ditë më pas, si trajner i ri i Prishtinës, që ishte i katërti.

Katër muaj më pas, Prakuraitis udhëhoqi Prishtinën drejt dy trofeve, Kupës së Kosovës dhe titullit të kampionit, transmeton KTV.

Në Kosovë, Prakuraitis nuk ishte lituani i parë pasi te Prishtina para tij ishte basketbollisti Kieza që kishte fituar titullin e kampionit me Prishtinën.

Aventura e tij te prishtinasit nisi me shumë probleme por me një fund të ëmbël duke arritur fitoj dy trofe në të cilat ishte në garë Prishtina.

Për katër muaj qëndrimi trajneri lituanez arriti t’i bëjë për veti tifozët vendas derisa trajneri ka vetëm fjalë të mira për këta të fundit.

Gjatë qëndrimit të shkurtër në Kosovë, Prakuraitis ka mësuar edhe disa fjalë në shqip.