Sport

Besa kërkon të trashë dominimin

Drenica nuk vlerësohet si skuadër që mund të rrezikojë Besa Famiglian, shkruan sot Koha Ditore.

Pak rrezik skuadrës pejane po i paraqesin edhe skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës në hendboll. Dhe kjo bën që te Besa të kenë një synim që jo shumë shpesh realizohet - të mbyllin tërë kampionatin pa pësuar humbje.

Besa Famiglia, që po dominon hendbollin kosovar për kohë të gjatë, stinorin vjeshtor e ka mbyllur me 14 fitore nga po aq ndeshje. Tash synon të fitojë të gjitha ndeshjet e stinorit pranveror të Superligës në hendboll, të gjitha deri në fund të edicionit.

Besa i ka edhe katër ndeshje të kampionatit të rregullt, më pas dhjetë në Superligën A, ku paraqiten gjashtë skuadrat më të mira dhe në fund ndeshjet e plejofit, gjysmëfinalet dhe eventualisht ndeshjet finale.

Në kuadër të javës së 15-të, të parës për pranverë, Besa të shtunën (sot) e pret Drenicën, nga ora 19:00. Drenica është e fundit pa pikë të fituar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.