Sport

Futboll, në Gjilan luhet derbi i xhiros së fundit të fazës së dytë të garave

Descriptive Text

Xhiroja e 22-të është e fundit e fazës së dytë të garave në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, nga tri sa janë gjithsej.

Kjo xhiro luhet në fundjavë, ndërsa ndeshja e parë është ajo në mes të Ferizajt dhe Trepçës ’89 (e shtunë, 14:00). Bëhet fjalë për dy skuadra që po kërkojnë ekzistenën në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshjet tjera luhen të dielën e të hënën, ndërsa derbi zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Të dielën nga ora 14:00 takohen Drita e Prishtina, dy skuadrat që luftojnë për titull të kampionit.

Prishtina aktualisht është e treta me 41 pikë, ndërsa Drita e katërta me 40 pikë. Prinë Ballkani me 44 pikë kurse Gjilani është i dyti me 41 pikë.

“Na pret një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali direkt në garë për titull. Nuk është ndeshje vendimtare, pasi ka shumë deri në fund. Jemi të përgatitur për lojë të fortë dhe udhëtojmë që të japim maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë futbollisti i Prishtinës, Armend Thaqi.

“Patjetër që jemi të gatshëm që ndaj Prishtinës të kthehemi në rrugën e fitoreve. Do të jetë ndeshje e vështirë, edhe Prishtina ka ekip cilësor. Synimet i kemi të njëjta, ndërsa ne do të japim maksimumin për të arritur sukses”, ka thënë Betim Haxhimusa i Dritës.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit e Gjilanit, kurse liderin e pret udhëtim jo i lehtë te Flamurtari në Prishtinë, të hënën.

Image
Image