Sport

Hasi kandidat për drejtimin e gjigantit grek

Trajneri shqiptar Besnik Hasi, është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës greke Olympiakos, që sivjet është shpallur kampion në Greqi.

Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, që është shpallur kampion me Anderlechtin në vitin 2014-të dhe e dërgoi më pas edhe Legia Varshavën në grupet e Ligës së Kampionëve, por u shkarkua në muajin shtator nga klubi polak, transmeton KTV.

Për Hasin janë interesuar edhe disa klube belge, por siç shkruajnë mediet greke, Olympiacosi është ekipi më serioz që e dëshiron trajnerin shqiptar në krye të ekipit.