Sport

Lozano shënjestër e klubeve të Premier Leagues

Descriptive Text

Evertoni, West Ham Unitedi dhe Wolverhamptoni po luftojnë për transferimin e sulmuesit meksikan të Napolit, Hirving Lozano, shkruan “Calciomercato” të enjten, transmeton Koha.net.

Klubet e Premier Leagues kanë bërë gati ofertat për meksikanin. Lozano po pritet të ndërrojë mjedis në afatin kalimtar të verës.

Lozano ka dështuar të lë gjurmë te Napoli, që kur iu bashkua në verën e vitit 2019. Ai ka shënuar dy gola në 16 ndeshje në Serie A.

Meksikani 24-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024.