Sport

Mbappe realizon “hat-trick”, PSG-ja në finale

Foto: Reuters

Ylli francez Kylian Mbappe ka shënuar tre gola, ndërsa Paris Saint-Germaini është kualifikuar në finale të Kupës së Francës.

Parisi sonte triumfoi 5:1 ndaj Lyonit në gjysmëfinale. Lyoni kaloi në epërsi në minutën e 11-të me anë të Martin Terrier, por Parisi u rikthye fuqishëm.

Mbappe barazoi shifrat në minutën e 14-të, ndërsa Neymar (64’) kaloi Parisin në epërsi me një gol të shënuar nga penalltia. Mbappe realizoi golin e dytë të tij gjashtë minuta më vonë. Pablo Sarabia (82’) dhe Mbappe (90+2’) realizuan për rezultatin përfundimtar. Lyoni mbeti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 61-të pas përjashtimit me të kuq të Fernando Marcalit. 

Parisi në finale të Kupës së Francës do ta pres fituesin e përballjes mes St. Etiennet dhe Rennesit.