Sport

Chelsea kalon në çerekfinale dhe fut Liverpoolin në krizë

Descriptive Text

Chelsea ka fituar 2:0 ndaj Liverpoolit në një të tetën e finales të Kupës FA. Skuadra londineze ka kaluar në çerekfinale të Kupës e në të njëjtën kohë ka futur Liverpoolin në mini-krizë të rezultateve.

Liverpooli ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Willian kaloi në epërsi Chelsean në minutën e 13-të. Ross Barkley vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 64-t, në ndeshjen e së martës mbrëma.

Liverpooli është pranë titullit të kampionit të pritur gjatë, por në ndeshjet e fundit nuk ka arritur rezultatet e synuara. Më 18 shkurt pësoi 1:0 nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve. Më pas më 24 shkurt fitoi 3:2 ndaj West Hamit në Premier League, por më 29 shkurt humbi 3:0 nga Watfordi.

Ishte humbja e parë kampionale për skuadrën e Juergen Kloppit pas një kohe shumë të gjatë. Por nuk mbeti e vetmja. Pas disfatës nga Chelsea, Liverpooli është jashtë garës në Kupën FA.