Sport

Sokratis i gatshëm të largohet nga Arsenali në verë

Foto: Reuters

Mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos është i gatshëm të largohet nga Arsenali këtë verë, nëse nuk figuron në planet afatgjate të trajnerit Mikel Arteta, shkruan “Goal.com” të martën, transmeton Koha.net.

Sokratis 31-vjeçar ka edhe një vit kontratë me Arsenalin.

“Nuk e di. Unë kam edhe një vit kontratë, por nëse nuk jam i lumtur, nuk luaj mjaftueshëm apo trajnerit nuk i pëlqej, atëherë nuk shqetësohem për kontratën. Për mua paraja nuk ka rëndësi, me rëndësi është të ndjehem mirë. Unë jam i lumtur dhe klubi është i lumtur me mua. Nëse nuk është kështu, atëherë marr hapin dhe mbylli gjërat”, ka thënë Sokratis, i pyetur nga gazetarët për të ardhmen e tij.

Ai këtë stinor ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat dhe ka realizuar tre gola. Te Arsenali kaloi në verën e vitit 2018 nga Borussia Dortmundi për 16 milionë euro.