Sport

Chelsea pas Tellesit

Skuadra e madhe angleze, Chelsea, ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Alex Telles, që është pjesë e Portos.

Mediumet angleze kanë shkruar të hënën se Chelsea ka ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e brazilianit në verë.

Telles 27-vjeçar, pritet të largohet nga Porto në fund të këtij edicioni, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Ai deri më tash ka dhjetë gola e nëntë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat për Porton.

Telles po kërkohet edhe nga Juventusi, kurse karrierë ka bërë edhe te Galatasaray e Interi në Evropë.