Sport

Peja mposht Yllin në Suharekë

Descriptive Text

Peja ka triumfuar të dielën në Suharekë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 84:77, në xhiron e 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Nigel Johnson me 35 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime ishte më meritori në fitoren e Pejës, ndërsa pikë dyshifrore te Peja shënuan edhe Brett Prahl (14) e Henrik Shirko (10).

Te Ylli më efikasi ishte Valon Bunjaku, që realizoi dyshifror të trefishtë prej 29 pikëve, dhjetë kërcimeve e dhjetë asistimeve. Samir Zekiqi shënoi 17 pikë.

Ndeshja ishte e barabartë përgjatë tre çerekëve të parë, por në çerekun e katërt Peja arriti të bënte shkëputjen në rezultat, duke e fituar këtë çerek 25:18.
 

Fundi i ndeshjes u përshkua me tensione, ku pas hedhjeve të gjësendeve nga tifozët, gjyqtarët vendosën të zbrazin palestrën.


Për Pejën është fitorja e 14-të këtë stinor karshi nëntë humbjeve. Ylli ndërkohë ka pësuar humbjen e shtatë karshi 16 fitoreve.