Sport

Bernardeschi kërkohet nga Milani

Descriptive Text

Sulmuesi anësor i Juventusit, Federico Bernardeschi është duke u kërkuar nga Milani, njofton “Calciomercato” të dielën, transmeton Koha.net.

Milani tentoi të transferonte Bernardeschin në janar, duke ofruar brazilianin Lucas Paqueta në shkëmbim. Mirëpo, krerët e Juventusit nuk e pranuan ofertën.

Por, Milani do të bëjë sërish ofertë për Bernardeschin në afatin kalimtar të verës. Bernardeschi ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2022. Ai te Juventusi u transferua nga Fiorentina në vitin 2017 për 40 milionë euro.

Me Italinë ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar katër gola.