Sport

Januzaj po vendos ndeshje të rëndësishme për Real Sociedadin

Adnan Januzaj është vlerësuar lart për paraqitjen në ndeshjen e Real Sociedadit ndaj Real Valladolidit, të premten mbrëma. Sociedadi fitoi 1:0, ndërsa golin e vetëm e shënoi Januzaj.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 26-të të La Ligas spanjolle. Januzaj realizoi golin me goditje me kokë. Sipas “Mundo Deportivo” ishte kjo njëra prej paraqitjeve më të mira të reprezentuesit të Belgjikës me fanellën e Sociedadit.

Në komentin për ndeshje, Mundo Deportivo ka shkruar se Januzaj tashmë po vendos sfida të rëndësishme për Real Sociedadin. Sociedadi ka dalë në vend të tretë pas fitores së fundit.

Januzaj ka thënë se po ndjehet shumë mirë te Sociedadi.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë për ne. Por ekipi luajti i bashkuar dhe në fund shënuam gol dhe fituam tri pikë. Është fitore e rëndësishme sidomos për faktin që kemi ndeshje të veçantë të mërkurën. Për ne do të jetë ndeshja më e rëndësishme e edicionit. Ne duam ta luajmë atë ndeshje dhe ta fitojmë”, ka thënë Januzaj.

Më 4 mars Real Sociedadi luan në udhëtim ndaj Mirandes në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës. Skuadra e Januzajt e ka fituar takimin e parë (2:1).

Januzaj 25-vjeçar është te Sociedadi prej vitit 2017. Ai ka katër gola në katër ndeshje për Kupë, ndërsa ka realizuar në dy ndeshjet e fundit në La Liga.

shumë i lumtur te Sociedadi. Asnjëherë nuk kam dashur të largohem nga klubi pasi jam ndjerë shumë komod prej se kam ardhur. Klubi më ka ndihmuar shumë dhe jam shumë i lumtur. Por në futboll asnjëherë nuk i dihet”, ka thënë Januzaj, përcjell Koha.net.