Sport

Mehmedi asiston në fitoren e Wolfsburgut

Foto: Getty Images

Wolfsburgu ka fituar 3:0 në udhëtim ndaj Malmos dhe ka zënë vend në 1\8 e finales të Ligës së Evropës.

Skuadra gjermane kishte fituar ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 2:1, ndërsa të enjten mbrëma vetëm konfirmoi kalimin në raundin tjetër.

Reprezentuesi i Zvicrës, Admir Mehmedi startoi në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë dhe kompletoi ndeshjen për Wolfsburgun. Ai asistoi në golin e dytë të skuadrës gjermane.