Sport

Coco Gauff në mesin e 50 tenisteve më të mira

Descriptive Text

Tinejxherja amerikane Coco Gauff ka hyrë në mesin e 50 tenisteve më të ranguara në botë, për herë të parë.

Gauff renditet në pozitën e 49-të, ndërsa është 15-vjeçarja e parë në 15 vitet e fundit që zë vend në mesin e 50 tenisteve më të mira në ranglistë.

Gauff shpërtheu kur e mposhti Venus Williamsin në rrugën e saj drejt raundit të katërt në Wimbledon në vitin 2019, në pjesëmarrjen e parë në turnetë Grand Slam.

Muajin e kaluar ajo pësoi nga Sofia Kenin në raundin e katërt të Australia Open, në vetëm pjesëmarrjen e tretë në turnetë Grand Slam.

Gauff përfundoi vitin 2019 në pozitën e 68-të, ndërsa arriti në raund të tretë edhe në US Open , ku pësoi nga kampionia Naomi Osaka. Në tetor të vitit të kaluar fitoi titullin në Linz Open.

Ajo ka përparuar shpejtë në ranglistë. Vitin 2019 e nisi në pozitën 686.

Bullgarja Sesil Karatantcheva, tani 30-vjeçare, ishte 15-vjeçarja e fundit që depërtoi në 50 më të mirat, në gusht të vitit 2005.

Ndërkohë australianja Ashleigh Barty mbetet e para në ranglistën botërore të tenisteve.