Sport

Mbi dy mijë fëmijë shënuan “Ditën Olimpike 2017”

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Prishtinës, u shënua “Dita Olimpike 2017”, që mbahet për nder të Ditës Olimpike Ndërkombëtare.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në aktivitetet e organizuara në sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” morën pjesën mbi 2 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë (2008) së Republikës së Kosovës, dhe ky ishte edicioni i gjashtë.

Aktiviteti kryesor u mbajt në vrapim nga Hotel Grand deri te Teatri, transmeton Koha.net.

“Në konkurrencën e femrave vendin e parë e zuri Medina Fejza nga shkolla “7 Marsi”, i dyti vrapim 1 km, të dytin Erisa Abdullahu nga shkolla "Nëna Terezë" dhe të tretin, Medina Bilalli nga ‘Zenel Hajdini’”, thuhet në komunikatë.

Tek meshkujt, më i shpejti ishte Flamur Bulliqi nga Shkolla "Asim Vokshi", kurse pas tij u renditën Erion Beha nga "Zenel Hajdini" dhe Ideal Gashi nga “Shkolla e Gjelbërt”.

Krahas tyre, me medalje organizatorët shpërblyen të gjithë fëmijët, të cilët njëherit u konsideruan kampionë.

Më pas, fëmijët performuan edhe në aktivitete tjera si: Karling, Frizbi, Tërheqje litari, Parkuer etj.

Ngjarja e sotme ndërlidhet më 23 qershorin e vitit 1894, Ditën e themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe vendimin për ringjalljen e Lojërave Olimpike Moderne.

Në aktivitete kontribut të çmueshëm dhanë edhe mbi 40 vullnetarë, të cilëve Komiteti Olimpik i Kosovës u është mirënjohës, sikurse arsimtarëve të Shkollave Fillore.

{gallery}