Sport

Shkaku i koronavirusit anulohen 40 ndeshje në futbollin italian

Rastet e para të koronavirusit në Itali, përfshirë edhe një futbollist amator, ka bërë që të anulohen 40 ndeshje në futbollin italian.

Megjithatë, kjo nuk ka prekur ndeshjet në Serie A dhe B, raporton Football Italia.

Futbollisti i diagnostifikuar është 38 vjeçari nga Lodi, i cili luan për klubin lokal Codogno, transmeton Koha.net.

Raportohet se gjendja e tij është stabile por serioze dhe është i shtrirë në spital, me disa të tjerë të afërt me lojtarin që kanë shfaqur shenja të sëmundjes.

Deri më tani 29 persona janë diagnostifikuar me koronavirus në Itali, me Lombardinë e Veneton si regjionet më të prekura, derisa dy viktima janë shënuar deri më tani.

“Lega Nazionale Dilettanti”, ka konfirmuar se 40 ndeshje janë anuluar për këtë fundjavë.

Përkundër që nuk ka anulime të ndeshjeve në ligat profesionale, raportohet se gjendja është duke u monitoruar.