Sport

Mustafi dëshiron të qëndrojë te Arsenali

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi ka thënë se do të ishte i lumtur të mbetet te Arsenali, pasi ka rikthyer vendin e titullarit me ardhjen e trajnerit Mikel Arteta në krye të ekipit.

Mustafi para ardhjes së Artetas kishte vetëm një paraqitje këtë edicion te Arsenali. Ai kishte shqyrtuar mundësinë e largimit. Por tani ish-reprezentuesi i Gjermanisë mund ta shpëtojë karrierën e tij te ekipi londinez dhe këtë e ka pranuar haptazi të premten për mediumet angleze.

“Përse mos të mbetem këtu. Do të isha i lumtur nëse do të vazhdoj të jem te Arsenali. Por, nëse klubi nuk dëshiron, atëherë do të shikoj drejt të ardhmes”, është shprehur Mustafi.

27-vjeçari këtë edicion ka 16 ndeshje në të gjitha garat dhe me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2021.