Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taulant Xhaka fiton edhe Kupën e Zvicrës

Pas triumfit në ligë, Baseli ka arritur ta fitojë edhe Kupën e Zvicrës.

Në finale kampioni i Zvicrës e mposhti Sionin me rezultat bindës, 3-0, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e parë nuk solli asnjë ndryshim në rezultat, përkundër rasteve të krijuara.

Por, në pjesën e dytë Baseli ishte shumë efikas duke shënuar tre gola. Të parin e shënoi Delgado në minutën e 47, kurse të dytin e shënoi Traore në minutën e 62.

Golin e fundit e shënoi Lang pas asistimit nga Janko.

Më poshtë mund ta shikoni festën e Baselit pasi fitoi Kupën e Zvicrës.