Sport

Ziyech, futbollisti “i rrugës” që pritet të bëhet i rëndësishëm te Chelsea

Nga të qenët kapiten i një klubi në krizë të madhe financiare në moshën 20vjeçare, e deri te shkëlqimi i tij në skenën më të madhe të Evropës, Hakim Ziyech ka përvojë të madhe në rrugëtimin e tij. 

Ai ishte i shquar në futbollin e rrugës, por tash ka arritur të firmosë kontratë me skuadrën nga Premier League, Chelsea. Mesfushori nga Maroko, i lindur në Holandë, në fund të këtij edicioni do të prezantohet te Chelsea, pasi ekipi anglez tashmë ka arritur marrëveshje me Ajaxin, shkruan sot Koha Ditore.

Transferimi do të kushtojë 40 milionë euro. Ndonëse çdo transferim i shtrenjtë bëhet temë diskutimi në Angli, pasi prej tij pritet shumë, për 26vjeçarin Ziyech ky nuk është problem, pasi ai tashmë është mësuar të përballet me presionin. 

Si më i vogli prej nëntë fëmijëve në familjen e tij, Ziyech në moshën dhjetëvjeçare e humbi babanë dhe kështu përgjegjësia ra mbi nënën e tij, që me të ardhura modeste duhej ta mbante familjen. 

Futbolli u bë fokus i veçantë për familjen, me dy motrat e Hakimit që kishin shpresa për të arritur të bëjnë diçka në këtë sport. Por, me kalimin e kohës, ato nuk ia dolën dhe ishte Ziyech që mori përsipër për të mbajtur gjallë ëndrrën. 

Ai zhvilloi talentin e tij nëpër rrugët e qytetit holandez Dronten, duke diplomuar me sukses në akademitë e klubeve lokale Reaal dhe ASV, para se në moshën 14-vjeçare të firmoste me Heerenveenin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)